Prokurori special nesër jep detaje në Hagë rreth rastit të Salih Mustafës
Prokuroria e Specializuar e Kosovës nesër në Hagë pritet të mbajë një konferencë në lidhje me ecurinë e rastit të ish-shef i inteligjencës së FSK-së, Salih Mustafës, i cili akuzohet për krime lufte.
Në njoftimin e publikuar në faqen e Gjykatës Speciale bëhet e ditur se në këtë konferencë do të flasë prokurori Jack Smith, rreth orës 15:00.
Ish-epror i UÇK-së, Salih Mustafa u arrestua më 24 shtator në Prishtinë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në bazë të një fletarrestimi, urdhri për transferim dhe aktakuzës së konfirmuar, të lëshuara nga një gjykatës i procedurës paraprake i Dhomave të Specializuara të Kosovës.
Në paraqitjen e tij të parë para gjykatës më 28 shtator, ish-pjesëtari i UÇK-së Sali Mustafa tha se ai dëshiron të konsultohet me avokatin e tij para se të shpallet i fajshëm ose i pafajshëm.
Pas z. Mustafa u arrestuan nga EULEX-i edhe dy figurat kryesore të Organizatës së Veteranëve të Lutës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës pas rrjedhjes së disa dosjeve sekrete të Gjyaktës Speciale. Bëhet fjalë për kreun e saj Hysni Gucatin dhe nënkryetarin Nasim Haradinaj. Ata akuzohen për ‘frikësim të dëshmitarëve’,‘hakmarrje’ dhe ‘shkelje të fshehtësisë së procedurës’.
Lexoni gjithashtu:
Gjykata Speciale konfirmon arrestimin e ish-zyrtarit të FSK, Salih Mustafa
Dosjet e Gjykatës Speciale, avokati Arianit Koci: Kush i publikon rrezikon burg
Mandati 5-vjeçar i Gjykatës Speciale në Kosovë përfundon në vitin 2020, por çfarë pritet më pas?
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta