SPAK: 32% e pasurive të kërkuara për t’u sekuestruar nga OFL në shkelje ligjore

4 Qershor 2020 | 13:12

Mbi 32 për qind e pasurive të kërkuara për t’u sekuestruar nga Operacioni Forca e Ligjit (OFL) muajt e fundit u bënë në shkelje ligjore.

Kështu ka vlerësuar në raportin katërmujor Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK), e cila thekson se i ka kthyer pas policisë kërkesat për 48 pasuri – 33 automjete dhe 15 prona të paluajtshme truall, ndërtesa ose banesa, – të cilat u kërkuan të bllokoheshin gjatë periudhës 31 janar – 31 maj.

OFL u ngrit si strukturë policore më 31 janar pas një akti normativ të qeverisë me kohëzgjatje njëvjeçare që u zotua të luftojë krimin e organizuar.

Ajo nisi aksionin në muajin shkurt duke kërkuar justifikimin e pasurive për dhjetëra të dyshuar, të burgosur, e ish-të burgosur për trafik droge, vrasje e anëtarë grupesh kriminale.

Opozita asokohe e kundërshtoi nismën me akuzën se qeveria po krijonte strukturë paralele të SPAK-ut duke i lënë shteg abuzimeve dhe keqpërdorimeve të ligjit.

Një dyshim i tillë duket se nënkuptohet nga raporti katërmujor i SPAK-ut, ku 32 për qind e pasurive të kërkuara për t’u sekuestruara kanë qenë në shkelje të aktit normativ.

Prej 31 janarit, OFL i ka drejtuar SPAK-ut 80 kërkesa për sekuestrimin e 148 pasurive – 99 automjete 49 prona të paluajtshme, – nga të cilat SPAK ka dërguar në Gjykatën e Posaçme Anti-Korrupsion vetëm 72 pasuri, ose thënë ndryshe diçka më pak se 49 për qind.

Dyzetë e tetë pasuri – 32 për qind të totalit – SPAK thotë se nuk i ka miratuar, pasi kërkesat i ka gjetur në shkelje të ligjit, ndërsa për 28 pasuri – 19 për qind të totalit, – thotë se po vazhdon shqyrtimin e materialeve të paraqitura nga policia.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026