Prokuroria e Vlorës do hapë një tjetër dosje për tjetërsim pronash, thotë Artan Lame

29 Tetor 2022 | 22:13

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame thotë se Prokuroria e Vlorës do hapë një tjetër dosje për tjetërsim pronash në bregdet.

Në emisionin “Review” në Euronews Albania, Lame u shpeh se institucioni që ai drejton, do dërgojë në prokurori edhe punonjësit e saj që kanë bërë shkelje.

“Gjatë këtij procesi, në rastin konkret, Prokuroria e Vlorës hyri dhe zbuloi një mashtrim dhe po i çon aty ku po i çon ata që e bënë. Nesër do hapë një dosje tjetër, të cilët ata që kanë bërë një dosje fallco, do i çojë atje ku duhet.

Po natyrisht, nesër, pasnesër, kur të dojë. Ne do vazhdojmë të dërgojmë në prokurori edhe njerëzit tanë. Ka një legjislacion që e zgjidh lehtësisht këtë problematikë”, theksoi ai.

Emisioni “Review” në Euronews Albania ka siguruar dokumentin në të cilin shihet se si ish-kreu i qarkut të Vlorës,  Anesti Dhimojani i ka dhënë familjes së tij, 12 mijë metra katrorë tokë në bregdet.

Tjetërsimin e pronës, Dhimojani e ka kryer teksa mbante këtë detyrë publike.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026