Prokuroria kërkon pushim të hetimeve ndaj ish-kandidatit socialist për bashkinë Shkodër Valdrin Pjetri

28 Shtator 2020 | 12:23

Prokuroria ka kërkuar pushimin e hetimeve ndaj ish-kandidatit socialist për kryetar të Bashkisë Shkodër Valdrin Pjetri.

Prej rreth 10 muajsh Pjetri po hetohej për falsifikim të formularit të vetëdeklarimit të pastërtisë së figurës, plotësuar përpara zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019.

Gjykata e Tiranës pritet ta shqyrtojë kërkesën ditën e premte. Falsifikimi i formularit të dekriminalizimit dënohet sipas Nenit 190 të Kodit Penal, i cili e ndëshkon këtë me burg nga gjashtë muaj deri në katër vite.

Kandidati socialist Pjetri, para zgjedhjeve të vitit 2019, mbante pozicionin e kryeregjsitruesit në Zyrën e Përgjithshme të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, ndërkohë që më parë qe angazhuar në Agjencinë e Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara sipas “ligjit Anti-Mafia dhe Financimit të Terrorizmit” dhe pati mbajtur poste të rëndësishme në ministrinë e Mbrojtjes.

Lindur në Shkodër, shkolluar dhe specializuar në ekonomi, Pjetri ishte promovuar nga Partia Socialiste për bashkinë e këtij qyteti në garën elektorale të zgjedhjeve të 30 qershorit, të cilat u bojkotuan nga opozita.

Pas denoncimeve të kësaj të fundit u zbulua se në vitin 2003, kohë kur Pjetri ishte me studime në Firence, ishte arrestuar dhe dënuar së bashku me një person tjetër për drogë. Dënimi kishte qenë me 18 muaj burg dhe gjobë 1 mijë euro, revokim leje-qëndrimin dhe dëbim nga Italia për 12 vite.

Kjo ngjarje nuk ishte pasqyruar nga Pjetri në formularin e vetdeklarimit dhe për këtë ai u tërhoq nga kandidimi pa u betuar si kryetar i ri i Bashkisë Shkodër, gjë që la në detyrë kryebashkiaken demokrate Voltana Ademi.

Kryeministri Edi Rama hoqi përgjegjësitë për të shkuarën e Pjetrit duke këmbëngulur se ai nuk kishte dijeni dhe përgjegjësia ishte individuale.

Çështja “Pjetri” shkaktoi pakënaqësi në strukturat e PS-së në Shkodër. Pasi mori fillimisht vetë drejtimin e strukturave të qarkut, për zgjedhjet e ardhshme parlamentare Rama ia ka kaluar këtë detyrë Ilir Beqajt, i cili asokohe drejtonte qarkun e Kukësit.

Opozita denoncoi për pretendime të ngjashme me ato të Pjetrit edhe kandidatë të tjerë socialist të zgjedhjeve vendore të vitit 2019 si Agim Kajmaku në Vorë, Qerim Ismailaj në Mallakastër, Mark Babani në bashkinë Vau i Dejës, dhe Agron Malaj në Mat.

Përveç rastit të Kajmakut, pretendimet e opozitës për kryebashkiakët e tjerë nuk u vërtetuan nga organet hetimore.

 

Lexoni gjithashtu:

Kryebashkiakët e majtë me probleme, 6 prej tyre të denoncuar nga PD

Vetingu në politikë, Afrim Krasniqi: Të inkriminuarit të humbasin të drejtën e zëvendësimit

Apeli liron ish-kryebashkiakun e Vorës

PD kërkesë zyrtare KQZ-së për t’i hequr mandatin kryetarit të Bashkisë Mat

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026