Prokuroria kërkon sekuestrimin e pasurive të Fatjon Muratit

14 Tetor 2022 | 16:29

Prokuroria ka kërkuar sekuestrimin e pasurive për Fatjon Muratin dhe familjarët e tij.

Dyshohet se ata janë të përfshirë në veprimtari kriminale dhe këto të ardhura janë gjeneruar nga veprimtari të paligjshme si trafikimi i lëndëve narkotike.

Janë dhe katër persona të tjerë që dyshohet si pjesë e një organizate kriminale, ku një pjesë e anëtarëve të saj janë arrestuar nga policia italiane, ndërsa të tjerë janë në kërkim.

Kjo organizatë është marrë fillimisht me vjedhje dhe më pas e ka zgjeruar aktivitetin e saj edhe trafikimin e lëndëve narkotike.

Muratit, nënës dhe vëllait kërkohet t’i sekuestrohet:

Pasuria nr. 4/40/ND+1-2, ZK. 8330, sip ndërtimi 120 m2.

Pasuria nr. 9/73-N7, ZK 8310, rrg “Lord Bajron, njësi shërbimi (dyqan) sip 40 m2.

Pasuria nr.215/189+3-N14, ZK 3866, rrg “Shaban Matraku”, apartament sip 90.30 m2.

Pasuria nr.4/40/ND+1-1, Zk 8330, një ndërtesë 7+1-katëshe me sipërfaqe ndërtimi 317m2.

Aktiviteti tregtar i regjistruar si person fizik me NIPT L71814001H, hapur me datë 14.06.2017, me fushë veprimtarie, tregti me pakicë të artikujve të imët ushqimor;

Aktiviteti tregtar i regjistruar si person fizik me NIPT L81619013E, me veprimtari Bar –Kafe; dhe

Aktiviteti tregtar regjistruar si person fizik me objekt veprimtarie, lavazh makinash, në mer të shtetasit Y. M.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026