Prokuroria nis verifikimin e ministrave të qeverisë së re pas kërkesës së presidentit

13 Shtator 2021 | 12:26

Prokuroria e Përgjithshme ka nisur punën për verifikimin e ministrave pas letrës së dërguar nga presidenti Ilir Meta.

Prokuroria e Përgjithshme u ka nisur kërkesë për informacion të gjitha organeve të hetimit në vend, për të marrë informacion lidhur me secilin nga ministrat.

Sapo të ketë gati dokumentet, Prokuroria e Përgjithshme do t’i përgjigjet kërkesës së kreut të shtetit. Ndërkohë, burime nga SPAK bëjnë me dije se shkresa për verifikimin e 16 ministrave të propozuar ka mbërritur edhe në Prokurorinë e Posaçme.

Shkresa e kreut të shtetit drejtuar Prokurorisë mban datën 11 shtator, ditë kur Rama ka dërguar në Presidencë për dekretim emrat e kabinetit të tij qeveritar.

Për emrat e propozuar për kabinetin “Rama 3”, Meta kërkon verifikim nëse ka të dhëna nga organi i akuzës lidhur me procese hetimore apo penale që kanë nisur apo që janë në fazë vlerësimi.

Presidenti kërkon nga Prokuroria që të vihet në dijeni pa cenuar sekretin hetimor për kandidatët për ministrat që mund jenë në hetim brenda datës 18 shtator kur ka edhe afatin e fundit për dekretimin e tyre.

Pas formimit të Parlamentit të ri, Presidenti Meta mandatoi Ramën për formimin e qeverisë së re si kryetar i partisë fituese të zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026