Pronari i Milanit pranë skuadrës në ndeshjen vendimtare, krah drejtorit shqiptar Igli Tare

18 Maj 2026 | 13:28

Pronari i Milanit, Gerry Cardinale, ishte pranë skuadrës në një nga sfidat më të rëndësishme të sezonit, duke zgjedhur të ndjekë nga afër takimin në stadiumin “Luigi Ferraris” përkrah drejtorit sportiv Igli Tare.

Edhe pse vizita e tij nuk ishte bërë publike, Cardinale kishte lënë të kuptohej te rrethi i ngushtë i klubit se mund të ishte i pranishëm. Ai mbërriti mëngjesin e 17 majit në Xhenoa me avion privat nga Londra dhe u drejtua menjëherë drejt stadiumit, ku takoi skuadrën në dhomat e zhveshjes.

Ai mbajti një fjalim të shkurtër motivues për lojtarët dhe stafin teknik, duke përcjellë mesazhin e besimit ndaj ekipit në këtë moment vendimtar të sezonit.

Më pas, Cardinale e ndoqi ndeshjen nga tribuna zyrtare në krah të Igli Tares. Në fushë rezultuan vendimtarë Nkunku dhe Athekame, dy lojtarë që sipas raportimeve janë mbështetur fort nga drejtori shqiptar Igli Tare.

Pas vërshëllimës finale, numri një i Milanit zbriti në fushë për të uruar skuadrën dhe trajnerin Massimiliano Allegri për fitoren, ndërsa mesazhi i tij për grupin ishte i qartë: të vazhdojnë me të njëjtin intensitet edhe në sfidën e fundit ndaj Cagliarit, ku do të luhet gjithçka për një vend në Champions League.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Momente unike për Messin, shokët e ekipit e “mbajnë në ajër” pas kualifikimit madhështor të Argjentinës

Lionel Messi u bë objekt adhurimi nga shokët e tij të ekipit pas përfundimit të ndeshjes historike të Argjentinës me Egjiptin.  Në fund të ndeshjes, kapiteni i Kampionëve të...
21:14 | 07/07/2026

Argjentina përmbys Egjiptin dhe siguron çerekfinalen, Messi protagonist i madh

Argjentina siguroi një biletë për në çerekfinalet e Kupës së Botës pas një përmbysjeje spektakolare 3:2 ndaj Egjiptit, në një ndeshje dramatike të zhvilluar në...
20:20 | 07/07/2026

OKB dënon komentet raciste të senatores paraguaiane ndaj Kylian Mbappe

Zyra e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut ka dënuar ashpër komentet raciste të bëra ndaj futbollistit francez Kylian Mbappe nga senatorja paraguaiane...
19:16 | 07/07/2026