Pronarit shqiptar i bëjnë pritë përpara lokalit, e qëllojnë dy herë me thikë
Një shtetas shqiptar 42-vjeçar, pronar i një lokali në qytetin e Vicenzas në Itali, është zënë në pritë nga një i panjohur, i cili e ka plagosur rëndë me dy plagë me thikë.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e të premtes, teksa 42-vjeçari shqiptar ka qenë duke hapur biznesin e tij ‘Seven Lounge bar’. Pas tij u shfaq një burrë, nga të dhënat paraprake me kombësi italiane, i cili e ka sulmuar me një thikë të madhe.
Pronari është goditur në pjesën e shpatullës, ku thika i ka prekur dhe mushkëritë. Gjithashtu ai ka marrë dhe një goditje në lartësinë e kofshës.
Pavarësisht plagëve të rënda, shqiptari ka arritur t’i telefonojë një familjari që jeton jo shumë larg dhe ka dhënë alarmin, duke marrë në kohë ndihmën e nevojshme.
Karabinierët, sipas asaj që raporton Ansa kanë arritur të bëjnë të mundur identifikimin e agresorit përmes pamjeve filmike. Po vijon puna nga ana e autoriteteve për të bërë të mundur kapjen e tij.
42-vjeçari ndodhet i shtruar në spitalin e Viçenzës, në gjendje të rëndë, por jo në rrezik për jetën.
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë