Propozimet ndaj Serbisë, opozita në Kosovë kundër kryeministrit Kurti

16 Qershor 2021 | 16:54

Takimi i parë i kryeministrit te Kosovës Albin Kurti me presidentin serb Aleksandër Vuçiç kaloi edhe në skanerin e politikës lokale.

Vlerësimet erdhën vetëm nga Lëvizja Vetëvendosje, ndërkohë që i gjithë kampi opozitar ishte i drejtpërdrejtë në kritikat ndaj Kurtit.

Sipas Faton Abdullahut nga Partia Demokratike e Kosovës, paraqitja e Kurtit në Bruksel me shume ishte për konsum të brendshëm dhe për t’i kënaqur militantët.

Qëndrim të njëjtë ka edhe Muhamet Hamiti i Lidhjes demokratike të Kosovës. Sipas Hamitit, sjellja e Kurtit i shkon shumë për shtat asaj që e dëshiron edhe Vuçiç: mos vazhdimin e dialogut!

Një tjetër e metë, që i vihet në dukje Kurtit, nga Partia Demokratike e Kosovës, është edhe vajtja në Bruksel pa unitet politik dhe pa mbështetjen e shteteve të bashkuara të Amerikës për temat që përmendi.

Por, me këto kritika nuk pajtohet deputetja e VV Fitore Pacolli, e cila paraqitjen e kryeministrit e sheh si historike, ku Kosova më në fund u hodh në sulm.

Paraqitjen e Kurtit me një fryme të re në këtë proces e sheh edhe analisti Bardhyl Hasanpapaj.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026