Propozimet për integrimin, Ilir Meta dënon sjelljen e Ramës: Minon dialogun!
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka pritur në një takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, Duncan Norman. Lajmi bëhet i ditur nga Meta, i cili me një reagim në “Facebook” ka falënderuar diplomatin britanik për angazhimin e tij, që palët politike në Shqipëri të vijojnë me reformën zgjedhore.
“Kënaqësi të takoja sot Ambasadorin e Britanisë Madhe, Sh.T.Z Duncan Norman. E falenderova për angazhimin e Tij të përkushtuar dhe vendosmërinë për të ndihmuar të gjitha palët për miratimin sa më parë të Reformës Zgjedhore”, shkruan Meta.
Presidenti Meta, i është përgjigjur gjithashtu kryeministrit Edi Rama, ndërsa thotë se sjellja e tij karshi platformës së propozuar për axhendën europiane nuk është e denjë dhe tepër destruktive.
“Theksova angazhimin tim për Platformën (Non Paper) të 8 prillit të bërë publike sot me qëllim avancimin e axhendës së integrimit të Shqipërisë në BE, si dhe kërkova një qasje gjithëpërfshirëse dhe vullnet konstruktiv të të gjitha palëve të përfshira. Gjithashtu shpreha keqardhjen për mënyrën destruktive të sjelljes ndaj këtij propozimi, duke minuar mundësitë për dialog”, shprehet Meta.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta