Propozimi gjerman për heqjen e vetos në BE, Andi Hoxhaj: Do të zgjidhte situatën në procesin e zgjerimit
Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas deklaroi pak ditë më parë se BE duhet ta heqë të drejtën individuale të shteteve anëtare për të vendosur veton ndaj politikave të jashtme, pasi blloku evropian nuk mund të mbahet peng.
Andi Hoxhaj, profesor në Londër, ekspert i Çështjeve Evropiane tha për Euronews Albania se propozimi i Gjermanisë që nga 2018 ka marrë më shumë zë dhe qëllimi është që edhe vendet e vogla të ndihen të përfshira.
Sipas tij, kjo lloj vendimmarrjeje hyn edhe në procesin e zgjerimit, siç ndodhi së fundmi me Bullgarinë dhe RMV, dhe nëse ndryshon atëherë do të mund të zgjidhte situatën.
“Sa i përket zgjerimit duhet të kthehemi pas si në Traktatin e Lisbonës, sepse është një proces teknik, ndaj duhet t’i besohet Bllokut. Vetoja mund të nxjerrë probleme të tjera, edhe për faktin se problemet mes vendeve të Ballkanit janë të panumërta. Vetoja në këtë rast do të ishte e panevojshme, po e zvarrit procesin”, u shpreh eksperti i çështjeve evropiane.
Z. Hoxhaj tregoi se frika e heqjes së vetos brenda bllokut qëndron në faktin se për shembull, Kina ka investuar në disa vende si Bullgari apo Poloni, dhe nëse hiqet vetoja, mund të krijohen disa pole të tjera.
“Për të pasur një veto është bërë që të gjithë zërat të dëgjohen, p.sh., Qipro e ka vendosur për disa probleme me Turqinë. Por ndonjëherë vetot vijnë jashtë kontekstit, siç ishte rasti i fundit i Bullgarisë me RMV”, tha z. Hoxhaj.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta