Propozimi i Biden: Një shqiptar ambasador i SHBA-së në Mal të Zi

17 Shtator 2022 | 18:32

Presidenti amerikan Joe Biden propozon një shqiptar me origjinë nga Maqedonia e Veriut ambasador të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Mal të Zi.

Këtë post pritet ta mbajë, Begzat Aliu i cili ka shërbyer si zv. ambasador në Podogricë dhe si zv. shef i misionit të SHBA-së në Poloni.

Në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë, citohet se ai ka një Diplomë Mjekësie nga Universiteti i Prishtinës, dhe një Diplomë Master të Studimeve Strategjike nga Kolegji i Pensilvanisë. Ai është fitues i çmimeve të shumta nga Departamenti i Shtetit dhe flet rrjedhshëm gjuhën malazeze,  polake, serbo-kroatishten, gjuhën maqedonase e shqipen. Ai ka lindur në Çikago dhe prej 20 vitesh punon për Departamentin Amerikan të Shtetit.

Propozimi për emrin e tij vjen në kohën kur në Mal te Zi  pritet të krijohet një qeveri e re , pas rrëzimit  së qeverisë së Dritan Abazoviçit në muajin gusht.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026