Propozimi për rritjen e taksës së pronës, çmimet referencë zëvendësohen me të tregut
Ministria e Financave po punon për një ligj të ri që do të ndryshojë vlerën e taksës së banesave. Diskutimet janë në fazën fillestare, por një ide që po qarkullon mund të çojë në dyfishimin e kësaj takse në disa zona.
Sipas këtij varianti, propozohet që ligji të ndryshojë dhe taksa të përllogaritet mbi bazën e çmimit të blerjes së banesës dhe jo të çmimit referencë sipas zonave, siç është aktualisht.
Formula aktuale përllogarit nivelin vjetor të taksës duke marrë për bazë çmimin e referencës së zonës ku ndodhet banesa, shumëzuar me sipërfaqjen e pronës dhe shkallën e taksës. Shkalla është 0.05 për qind e vlerës së pronës.
Propozimi nuk ndryshon këtë nivel, por zëvendëson çmimet e referencës me çmimin e blerjes së pronës.
Çmimet referencë janë përcaktuar për herë të fundit në vitin 2019, ndërsa tregu ka lëvizur dhe vetëm vitin e fundit ka një shtrenjtim me 40 për qind të pronave, sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë.
Si shembull, një apartament me sipërfaqe 100 metër katrorë në zonën e Shkollës së Baletit, apo përreth Ambasadës Amerikane sot paguan 45 euro në vit taksë prone që përllogaritet me çmimin e referencës prej 900 eurosh.
Por, aktualisht çmimet e pronave në këtë zonë janë mbi 2 mijë euro për metër katrorë. Duke e llogaritur me 2 mijë euro dhe me të njëjtën sipërfaqe prej 100 metër katrorë, niveli i taksës shkon nga 45 euro në 100 euro në vit.
LEXONI GJITHASHTU
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta