Protesta e trazira në Selanik, pasi polici plagosi një 16-vjeçar nga komuniteti rom
Trazira dhe tensione kanë shpërthyer në Selanik mes policisë dhe anëtarëve të komunitetit rom.
Një grup personash hynë në një dyqan dhe u vunë flakën disa gomave, ata dogjën edhe një autobus.
Mbi 10 makina zjarrfikëse shkuan në vendngjarje dhe banorëve iu bë thirrje të mos dilnin dhe të mbyllnin dritaret për shkak të tymit.
Çdo gjë nisi pasi një oficer policie akuzohet se plagosi një 16-vjeçar, i cili u largua pa paguar në një karburant. I riu është në gjendje kritike për jetën.
Rreth 200 protestues nga komuniteti rom u mblodhën një ditë më parë jashtë gjykatës ku oficeri 34-vjeçar u njoh me masën e sigurisë.
“Nuk ishte gazi, nuk ishin paratë, policët qëlluan se ishte rom”, brohoritën protestuesit jashtë gjykatës.
Disa dogjën kartëmonedha 20 euro – shumën që adoleshenti dyshohet se nuk e kishte paguar në pikën e karburantit.
Policia ka thënë se adoleshenti u përpoq të përplaste një motoçikletë policie gjatë ndjekjes dhe oficeri është shprehur se ai qëlloi me armë sepse besonte se jeta e kolegëve të tij ishte në rrezik.
Anëtarët e komunitetit rom në Greqi janë përballur prej kohësh me diskriminim dhe shumë shpesh jetojnë të shkëputur nga shoqëria.
LEXONI GJITHASHTU:
BE: Riintegrimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë trajtohet në kuadër të dialogut
Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’
I dënuar me 10 vite burg për spiunazh, Irani i shton edhe dy vite dënim britanikut: Foli me mediat
- 13:37 U arrestua pak ditë më parë nën akuzën për shpifje, Maroku liron gazetarin Ali Lmrabet
- 13:26 Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 13:24 Tërmetet me 4,700 viktima në Venezuelë, BE-ja ofron 20 milionë euro shtesë për ndihmë humanitare
- 13:16 Zidane gati të marrë drejtimin e kombëtares së Francës pas epokës së Deschamps
- 13:15 “U miratua marrëveshja me Poloninë për sigurimet shoqërore”, ministrja Ibrahimaj: Po negociohen edhe 4 marrëveshje të tjera
- 13:08 SHBA-të nisin një valë të re sulmesh kundër Iranit