70 kg kanabis në makinë, arrestohet 3 persona në Përmet, po çonin drogën në Greqi

9 Dhjetor 2022 | 14:34

Tre persona kanë rënë në pranga në Përmet për trafik droge.

Maria Çaushi, Sotir Rroshi dhe Fernando Toska, janë arrestuar gjatë orëve të para të mëngjesit në aksin Ersekë-Tre Urat, teksa ishin duke transportuar 70 kilogramë kanabis sativa.

Prej disa muajsh tre personat mbaheshin në vëzhgim nga policia si të dyshuar për trafik të lëndëve narkotike.

Një ditë më parë, autorët kishin planifikuar trafikimin e drogës drejt Greqisë përmes doganës së Tre Urave në Përmet.

Droga u gjet në makinën ku udhëtonin dy personat, Maria Çaushi dhe Sotir Roshi. Ndërsa i arrestuari tjetër, Ferdinant Toska kryente rolin e vëzhguesit, duke ecur para me makinë dhe sinjalizonte të tjerët për praninë e policisë në rrugë.

Bashkë me drogën, policia sekuestroi dy makina dhe 7 aparate celularë që përdoreshin për komunikim.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dalë me një njoftim lidhur me lirimin e të burgosurve që kanë përfituar nga amnistia penale. 553 persona të...
13:26 | 15/07/2026

“U miratua marrëveshja me Poloninë për sigurimet shoqërore”, ministrja Ibrahimaj: Po negociohen edhe 4 marrëveshje të tjera

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë këtë të mërkurë, në një deklaratë për mediat, njoftoi se është miratuar...
13:15 | 15/07/2026

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026