Njoftimi i Ministrisë së Jashtme, Valteri: Raportet Rama-Kim s’do jenë më të njëjta

9 Dhjetor 2022 | 14:17

Ish-deputeti Halit Valteri thotë se marrëdhëniet mes kryeministrit Edi Rama dhe ambasadores amerikane, Yuri Kim nuk do të jenë më të njëjta, pas njoftimit të Ministrisë së Jashtme, ku thuhej se kanë filluar procedurat për zëvendësimin e diplomates.

Në një intervistë për Euronews Albania, Valteri u shpreh se Rama knuk e ka forcën për të vendosur kush ambasador do vijë dhe kush do ikë nga Shqipëria.

“Unë e shikoj si një deklaratë e cila nuk duhet të komentohet kaq fortë, se ne kapemi pas çdo lloj deklarate, pas çdo lloj gjëje, kur Shqipëria ka ambasadorët e saj në botë, që kanë tajkaluar mandatin. Raporti që ka pasur Rama me Yuri Kim-in, mendoj që pas atij statusi nuk është më si më parë. Duke parë se çfarë po ndodh dhe se si komentohet nëpër rrjetet sociale, mendoj që nuk është më i njëjti raport.

Gjithsesi, Yuri Kim është një ambasadore që ka lënë gjurmë gjatë mandatit të saj diplomatik në Shqipëri. Ka pasur kontestime të ndryshme nga opozita, ka qenë në krye të reformës në drejtësi, të ngritjes së institucioneve të drejtësisë që janë SPAK dhe BKH. Nuk mendoj se Edi Rama ka forcën për të vendosur kush do vijë dhe kush do ikë nga Shqipëria, por është procedura standarde e zëvendësimit dhe mbarimit të mandatit të një ambasadori në Shqipëri”, theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje

Deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj, zbuloi në një intervistë për Euronews Albania, detaje nga vizita e kryeministres italiane, Giorgia Meloni, në Shqipëri ditën e...
15:45 | 04/06/2024

Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Kreshnik Osmani, ishte i ftuar këtë të premte në Euronews Albania, ku komentoi shpalljen e Donald Trump fajtor për 34 akuzat...
16:17 | 31/05/2024

Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë

Eksperti për çështje ndërkombëtare, Ledion Kristafi, ka analizuar situatën në Rafah, pas ndërhyrjes së forcave izraelite nga toka dhe ajri. Në një intervistë për Euroneës...
14:15 | 29/05/2024