Protesta kundër kandidatit pro-rus, mesazh Putinit: Rumania nuk është e jotja!
Mbi 1 mijë të rinj u mblodhën në Sheshin Universitar, në qendër të Bukureshtit, duke brohoritur pro Evropës dhe kundër presidentit rus Vladimir Putin.
Ata janë të zemëruar nga përqindja e siguruar nga kandidati nacionalist, Kalin Georgesku, në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale.
Me 23 për qind të votave, Georgesku pati një fushatë të fuqishme në rrjetin “TikTok”, ku shumë nga videot e tij u bënë virale.
Protestuesit besojnë se votat e tyre u vodhën nga rrjetet sociale dhe duan t’i dërgojnë një sinjal alarmi partive politike që të përfshihen në nismën e tyre për të parandaluar fitoren e Georgeskut.
Vetë kandidati i pavarur ka mohuar ekstremizmin dhe ka bërë deklarata pro vlerave evropiane, edhe pse e ka vënë theksin tek neutraliteti.
“Më akuzojnë për ekstremizëm, për lidhje me vende të afërta apo të largëta. Këto janë false, tërësisht false, sepse unë jam i përkushtuar me gjithë zemrën time me popullin rumun. Lindja apo Perëndimi nuk ekzistojnë për mua. E vetmja gjë që duhet të ekzistojë për ne është Rumania dhe paqja e saj. Stabiliteti ekonomik dhe social mund të vijë vetëm përmes neutralitetit”, tha Calin Georgescu, kandidat për president në Rumani.
Këto janë zgjedhjet e nënta presidenciale në Rumani që nga revolucioni i 1989-s dhe në 35 vjet Rumania ka pasur vetëm 4 presidentë.
Në raundin e dytë të 8 dhjetorit, Georgesku do të përballet me kandidaten pro-evropiane Elena Laskoni, kryetare e koalicionit “Shpëtoni Unionin Rumun”, që mori 19 për qind të votave.
Njëri prej tyre do të jetë emri i pestë që do të marrë drejtimin e vendit.
Meloni merr goditje tjetër pas referendumit, rrëzohet propozimi i saj për Reformën Zgjedhore
Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
BE: Riintegrimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë trajtohet në kuadër të dialogut
- 17:17 Zbulohet kandidati përballë Flamur Nokës si Sekretar i Përgjitshëm për PD-në, Samir Korreshi pjesë e garës
- 17:12 Starmer ndërpret rrugëtimin si kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar: Ky është fundi i udhëtimit tim politik
- 17:11 Meloni merr goditje tjetër pas referendumit, rrëzohet propozimi i saj për Reformën Zgjedhore
- 17:09 Përmbyset një varkë pranë Alcatrazit, një viktimë dhe tre të zhdukur
- 17:03 Euronews Albania zbardh propozimin e PS-së për Reformën Territoriale, ja sa bashki do të ketë
- 16:32 Sporti në zi! Ndahet nga jeta Shpëtim Gazheli, kampion i pingpongut