Gjobitja e qytetarëve, protesta kundër masave anticovid në Prishtinë
Policia ndaloi disa aktivistë të Partisë Socialdemokrate, pasi organizuan aksion simbolik para stacionit policor në qendër të Prishtinës. Mes të prangosurve është edhe kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, bashkëshorti i ish-ministres së Arsimit të Shqipërisë, Besa Shahini.
Protesta ishte për të kundërshtuar gjobat ndaj qytetarëve, ndërsa partitë politike vazhdojnë takimet para fushatës, duke mos respektuar masat anti-covid.
Policia reagoi menjëherë pasi protestuesit shkruan në murin e stacionit policor, parullën “Për partitë tubime për qytetarët dënime”.
Në fakt tubime paraelektorale, po mbajnë liderët e të gjitha partive, përfshirë edhe vetë kryeministrin Avdullah Hoti.
Madje partinë e këtij të fundit, LDK-në, Inspektorati i Komunës së Prishtinës, e ka dënuar me dy mijë euro, për mosrespektim të masave anticovid.
Bazuar në raportet e përditshme të Policisë, rreth 800 gjoba u shqiptohen qytetarëve për mos mbajtje të maskave si dhe për tubime me më shumë se pesë persona. Ndërkohë, liderët e vendit vazhdojnë tubimet në ambiente të mbyllura e pa përfillur masat strikte anticovid.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta