Protesta në Athinë, policia përplaset me demonstruesit, të paktën 100 të arrestuar

7 Dhjetor 2020 | 07:20

Policia greke u përpoq të pengonte demonstruesit në Athinë që të zhvillonin tubime për të përkujtuar 12 vjetorin e vrasjes së një adoleshenti 15-vjeçar nga policia.

Tubimet janë të ndaluara në shtetin fqinj për shkak të një bllokimi në të gjithë vendin, si pjesë e masave për të luftuar pandeminë e koronavirusit.

Ata që sfidojnë ndalimin përballen me gjoba.

Mijëra oficerë policie mbushën rrugët e kryeqytetit për të zbatuar ndalimin.

Të paktën 100 vetë u arrestuan ndërsa tubimet u zhvilluan pranë vendit ku adoleshenti 15-vjeçar u vra në Athinë në 2008.

Bllokimi për shkak të COIVD 19 në Greqi u zgjat deri në 14 Dhjetor ndërsa rastet e përditshme të koronavirusit vazhdojnë të mbeten të larta dhe po shqetësojnë autoritetet.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
16:11 | 03/06/2026