Protesta në Ballsh, Erion Kristo apelon për solidarizim me naftëtarët
Erion Kristo, pedagog dhe aktivist i shoqërisë civile në një intervistë për Euronews Albania foli rreth protestës së naftëtarëve, një çështje të cilës i është referuar si pasojë e “shtetit që ka ikur me pushime”.
Sipas Kristos kanë kaluar ligje edhe brenda një nate, janë marrë firmat e të gjithë ministrave për të kaluar gjëra të cilat ju kanë interesuar pushtetarëve kurse kur vjen puna te njerëzit që luftojnë vetëm për bukën e gojës nuk ndodh e njëjta gjë.
“Janë munduar që t’ia lënë pataten privatit por ajo që më tremb dhe më mërzit më shumë është mungesa totale e shtetit në këtë lojë”,- u shpreh Kristo.
Ndër të tjera ai tregoi se në përshtypjen e tij ka ende njerëz që as nuk e dinë se në Ballsh po bëhet një protestë teksa theksoi se mungesa e solidarizimit do të bëjë që mos të ecim aspak përpara.
Pyetur për ndikimin e sindikatave në mbështetjen që i jepet kësaj proteste Erion Kristo u tregua pesimist përkundrejt rolit të tyre në shoqëri.
“Sindikatat blihen dhe shiten si viçat e kooperativës dikur”,- tha aktivisti.
Së fundmi ai apeloi edhe për reagimi njëzëri të të gjithëve për të mbrojtur interesat e naftëtarëve.
Lexoni gjithashtu:
Naftëtarët e Ballshit, pritet takimi me kompaninë private
Rama për naftëtarët: Nuk kemi ende një zgjidhje, greva mundim i panevojshëm
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta