Protesta në Gjeorgji, kërkohet dorëheqja e qeverisë pas vdekjes së kameramanit
Mijëra qytetarë në Gjeorgji kanë bërë thirrje për dorëheqjen e qeverisë pas vdekjes së një kameramani, i cili u plagos rëndë nga disa protestues kundër komunitetit LGBTI. Në mbrëmje, rreth 8 mijë demonstrues u mblodhën para ndërtesës së parlamentit në Tbilis.
“Ne kërkojmë dorëheqjen e menjëhershme të Irakli Garibashvilit dhe qeverisë së tij, të cilët kanë udhëhequr dhunën kundër gazetarëve,” tha lideri i opozitës Nika Melia gjatë një tubimi.
Kameramani 37-vjeçar Alexander Lashkarava u gjet i vdekur në shtratin e tij. Të hënën e shkuar, ai ra viktimë e dhunës së disa protestuesve që kishin dalë të kundërshtonin marshimin e komunitetit LGBTI.
Lashkarava pësoi fraktura në kockat e fytyrës. Ministria e Brendshme njoftoi se do të nisë hetimet për vdekjen e 37-vjeçarit, ndërsa katër persona të dyshuar janë arrestuar për sulmin. Më shumë se 50 gazetarë u sulmuan fizikisht gjatë së njëjtës ngjarje.
Ata pësuan fraktura, tronditje dhe djegie kimike, sipas organizatës Reporterët pa Kufij, e cila akuzoi autoritetet gjeorgjiane se nuk kishin ndërhyrë kundër sulmeve dhe për këtë arsye ishin bashkëpunëtorë në dëmtimet.
Të hënën e kaluar, organizatorët e “Paradës së Krenarisë” në kryeqytet anuluan marshimin pas sulmeve të dhunshme ndaj gazetarëve dhe aktivistëve të lëvizjes LGBTI.
Disa qindra kundërshtarë të paradës ishin mbledhur pranë Parlamentit të Republikës së Kaukazit. Parada e Krenarisë mbahen anembanë globit për të protestuar dhe mbështetur të drejtat e këtij komuniteti.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta