Protesta në RMV, kreu i Opozitës: Qeveria duhet të largohet

19 Qershor 2022 | 13:30

Mijëra qytetarë i janë bashkuar protestës së mbrëmshme të partisë opozitare maqedonase VMRO DPMNE para godinës së qeverisë në Shkup.

Me protestën e quajtur “U bë e tepërt” opozita kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare, pasi qeveria aktuale sipas tyre ka dështuar në menaxhimin e krizës ekonomike dhe energjetike.

Kryetari i VMRO DPMNE-së Hristijan Mickoski ka kritikuar edhe qasjen e qeverisë në negociatat me Bullgarinë.

Mickoski kritikoi kryeministrin edhe për reagimin ndaj batutës së Edi Ramës, i cili e prezantoi Kovaçevskin si “kryeministër të ardhshëm të Bullgarisë Perëndimore”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
16:11 | 03/06/2026