Vrasja e të riut me ngjyrë nxit protesta në SHBA
Qindra protestues mbushën rrugët e Mineapolisit duke kërkuar drejtësi për vrasjen e një të riu me ngjyrë nga policia, gjatë një operacioni policor.
Rreth 500 demonstrues u mblodhën tek Sheshi Qeveritar në qytetin më të madh të shtetit të Minesotës, tre ditë pasi 22-vjeçari Amir Locke u qëllua teksa qëndronte në divanin e tij nga policia.
Turma u mblodh pavarësisht temperaturave nën zero, duke kërkuar ndalimin e ndërhyrjeve pa paralajmërim të policisë, arrestimin e oficerëve të përfshirë në vrasje dhe dorëheqjen e kryebashkiakut dhe shefit të uniformave blu.
Ditën pas vrasjes, policia publikoi një video nga aksioni, në të cilin 22-vjeçari me ngjyrë shfaqet duke mbajtur një armë teksa qëndron i mbuluar me një batanije në divanin e tij para se të ngrihej nga oficerët dhe të vritej.
Autoritetet deklaruan se agjentët po zbatonin një urdhër kontrolli pa paralajmërim, që i autorizon ata të hyjnë në pronë private pa njoftuar banorët, apo pa bërë të ditur praninë e tyre.
Operacioni po zhvillohej në kuadër të një hetimi për vrasje të ndodhur pak kohë më parë, por nuk dihet nëse Amir Locke kishte lidhje me ngjarjen.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë