Protesta në Tokio, kërkohet anulimi i Lojërave Olimpike
Qindra protestues marshuan në rrugët e Tokios duke kërkuar anulimin e Lojërave Olimpike të cilat do të zhvillohen pas një muaji në kryeqytetin japonez.
Protestuesit mbanin në duar pankarta ku shkruhej “Anuloni Olimpiadën” teksa marshonin nga godina qeveritare drejt “Shinxhuku”, një qendër e rëndësishme tregtare në Tokio.
Ata që kundërshtojnë zhvillimin e Lojërave Olimpike gjatë kësaj vere, i tremben faktit që zhvillimi i tyre do të sjellë rritjen e numrit të infektimeve në mbarë shtetin aziatik.
“Pandemia po prek të gjithë shoqërinë dhe situata aktuale në Japoni nuk është nën kontroll. Të zhvillosh Lojërat Olimpike në këtë situatë është shumë e rrezikshme dhe për mendimin tim, më e pakta që mund të bëhet është që të shtyhen. Kjo është primare për shëndetin publik. Sipas parashikimeve kjo verë në Tokio do të jetë tepër e nxehtë dhe mund të ketë ndërprerje të energjisë elektrike. Të zhvillosh Lojërat Olimpike në këtë situatë është shumë e rrezikshme”, – tha një banor që jeton në Tokio.
Sipas sondazheve të fundit të kryera në Japoni, mbi 80% të anketuarve do të donin që lojërat olimpike “Tokio 2020” të anulohen ose të shtyhen sërish.
LEXONI GJITHASHTU:
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta