Protesta për Klodian Rashën, Genc Sejko: Nuk është politike, dorëheqja e Lleshajt nuk mjafton
Aktivisti Genc Sejko u shpreh për Euronews Albania se protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Ardi Veliut, reformë në Policinë e Shtetit dhe ndalimin e dhunës.
“I jam bashkuar çdo proteste. Motivi është ajo që është artikuluar shumë mirë. Nuk besoj se është e tepërt që të kërkosh të trajtohesh si një qytetar. Kishim vrasjen e 25-vjeçari që ka revoltuar shoqërinë, sidomos të rinjtë dhe tani qeveria duhet të kuptojë që nuk mund të vazhdohet siç ka qenë më përpara. Dikush duhet të mbajë përgjegjësi për këtë. Zoti Lleshaj nuk është i mjaftueshëm sepse siç po tregon edhe realiteti në terren dhuna është e vazhdueshme, jepet pa u provokuar. Kjo tregon se problemi është shumë më tepër se një person është arrestuar ose një dorëheqje të Lleshajt. Ajo që kërkojmë është dorëheqja e zotit Ardi Veliu, një reformë e thellë në Policinë e Shtetit dhe ndalimi i dhunës, e cila po vazhdon të ndodhë edhe pse zoti Lleshaj është larguar”, u shpreh Sejko.
Sipas Sejkos këto kërkesat janë modeste.
“Nuk është se është kërkuar diçka e madhe, diçka e paarritshme. Janë kërkesa shumë modeste në vetvete, unë do të kisha kërkuar shumë më shumë se kaq”, u shpreh ai më tej
Sa i përket të miturve që kanë marrë pjesë në protestë, ai tha se janë të rinj të cilët janë shqetësuar nga ngjarja. Sejko theksoi se kjo protestë nuk është politike.
“Nuk mund të bëhet një Vetting në protestë për t’i thënë ti do futesh, ti nuk do të futesh. Në fund të fundit ata që marrin pjesë në protesta janë qytetarë që janë shqetësuar pavarësisht moshave që kanë. Në rastin konkret është vrarë një njeri. Ata që janë të rinj revoltohen se shohin atë që është vrarë, një i ri, shohin veten e tyre dhe ekziston një frikë që kjo mund t’i ndodhë është atyre. Argumentet që dikush i paguan janë qesharake, keni qenë në terren dhe e keni parë që nuk ka asnjë lidhje politike”, theksoi Sejko.
Lexoni gjithashtu:
Dita e 5-të e protestës, policia shpërndan me gaz lotsjellës të rinjtë
Endri Shabani: Qeveria nuk investon për spitalet por ka para për të blerë gaz lotsjellës
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta