Protesta për Klodian Rashën, Plarent Ndreca: E paqortueshme, s’duhet të përdoret si instrument politik

10 Dhjetor 2020 | 11:18

Ish-sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme, Plarent Ndreca për Euronews Albania u shpreh se protesta që u zhvillua dje për vrasjen e Klodian Rashës është e paqortueshme.

Ai theksoi se kësaj proteste iu zbeh deri dikur bukuria, kur filloi të përdorej dhuna.

“Absolutisht që protestat janë instrument i shëndetshëm më shoqëri dhe i shërbejnë pozitivisht ndërgjegjes qytetare të këtij vendi. Edhe kjo protestë është patjetër e paqortueshme, deri në një pikë që u kthye në një shprehje dhune, që na fakt ia zbehu bukurinë, apo zbehu atë mesazh që ishte bërë protesta.

Pra duke iu referuar faktit që ka ndodhur një ngjarje e rëndë, ka humbur jetën një qytetar dhe siç e dëgjova nga ajo që ju thatë, që duket sikur është qëlluar nga mbrapa, duket që ka një kapërcim të veprimtarisë së policit në ushtrimin e  detyrës”, u shpreh z.Ndreca.

Z.Ndreca theksoi më tej se të tilla protesta nuk duhet të kthehen në asnjë moment si instrumente politike.

“Patjetër që është ngjarje e rëndë, unë gjykoj që nuk është mirë. Ashtu me shumë korrektësi babai të dëmtuarit tha se protestat janë shumë të mira, por nuk duhen të kthehen në instrumente politike”, tha ai.

Në fund të fjalës së tij ai ritheksoi se për të protesta e djeshme ishte politike. 

“Fakti që degjeneroi në atë mënyrë dhe fakti që artikulohet dorëheqja e një ministri, unë mendoj që është në thelb një protestë politike, pavarësisht nga mënyra sesi u organizua, apo aktorët të cilët e organizuan. Unë nuk shoh asnjë negative tek protesta”, përfundoi z.Ndreca.

Ndiqni intervistën e plotë:

Lexoni gjithashtu:

Vrasja e Klodian Rashës, avokati: Policia ndihmoi efektivin, akuza duhet të ishte ‘Vrasje me dashje’

Publikohet ekspertiza paraprake, Rasha s’ka plumb në kokë, polici ka qëlluar dy herë

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026