Protesta për provimin e matematikës, Kushi: Nëse tejkalon nivelin e parashikuar, rishikojmë shpërndarjen e pikëve

12 Qershor 2021 | 14:49

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka reaguar në lidhje me protestën e maturantëve dhe shqetësimin e tyre se testi i matematikës ishte i vështire dhe jashtë pritshmërive.

Me një postim në Facebook, ministrja shprehet se grupi i ekspertëve ka filluar vlerësimin e nivelit të vështirësisë për çdo pyetje në test dhe në rast se rezulton se tejkalon nivelin e parashikuar, do të ketë rishikim të shpërndarjes së pikëve në test dhe mënyrën e vlerësimit.

“Të dashur maturantë, siç ju kemi premtuar, ne do të jemi gjithmonë në mbështetjen tuaj. Në këto momente, jemi duke vlerësuar edhe një herë me grupet e ekspertëve nivelin e vështirësisë së çdo pyetjeje në testin e matematikës. Dhe në rast se na rezulton që ai e tejkalon nivelin e parashikuar, të cilin e kushtëzon mënyra e zhvillimit të mësimit gjatë këtij viti shkollor, pa dyshim që ne do ta rishikojmë shpërndarjen e pikëve në test dhe mënyrën e vlerësimit. Ju uroj shumë suksese për provimin e radhës!”, shkruan Kushi.

Ky reagim i ministres vjen pasi në Tiranë, Shkodër e Korçë, maturantët janë ngritur në protestë për provimin e djeshëm të matematikës.

Ata kërkojnë uljen e pragut të pikëve dhe rivlerësim.

LEXONI GJITHASHTU:

Fundjava e kulturës, një tur se çfarë mund të shijojmë këtë fundjavë në vend

“ADN-ja e PS është ndryshimi”, Dokle komenton qëndrimin e Ramës ndaj kritikave të Ditmir Bushatit

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026