Vrasja e 25-vjeçarit, gazetari Andoni: Çfarë duhet të bëjnë qytetarët, Rama po fiton kredenciale politike
Prej tre ditësh vijojnë protestat duke kërkuar drejtësi për vrasjen e të riut Klodian Rasha. Gazetari Ben Andoni tha në studion e Euronews Albania tha se pritje një “mosbindje qytetare” për shkak të politikave të gabuara të qeverisë Rama.
Sipas tij, kjo ngjarje shërbeu si një “valvul” shkarkimi për të gjithë mllefin e akumuluar prej vitesh.
Ai tha se pjesëmarrje e të rinjve në protestës tregon se kjo kategori sot është më e margjinalizuara e shoqërisë shqiptare.
“Normalisht është situatë, e cila pritej në sensin që kishte nevojë për një lloj valvule për t’u hapur. Valvula u hap me vrasjen e paarsyeshëm, dhe të tepruar të policisë. Shikohet se janë të rinj. Unë mendoj se është grupi me vulnerabël në popullsinë shqiptare”, tha ai.
Krahas mbështetjes për reagimin qytetar, gazetari tha se protestuesit e kanë tepruar në goditjen e objekteve kulturore.
“Për mendimin tim është tepruar me goditjen e objekteve kulturore. Këto institucione përbejnë simboliken e një vendi e një kombi. Problem tjetër i madh është, që realisht Policia nuk duhej të priste Ramën, por duhet t’i përgjigjej këtij rasti me mekanizmat e saj”, tha ai.
Gazetari Ben Andoni shtoi më tej se reformat e ndërmarra në Policinë e Shtetit lënë për të dëshiruar.
“Reformat lënë shumë për të dëshiruar, dhe përgjegjësit e këtyre reformave të Policisë duhet të mërinin masa direkt tek zinxhiri i urdhrit, pa pritur zotin Rama”, shtoi ai.
Gazetari thekson se protesta duhet të gjejë objektivin në mënyrë që t’i rezistojë presionit nga strukturat shtetërore. Sipas tij, protesta e tanishme duhet të nxjerrë mësime nga protesta e studentëve.
“Problemi i protestës është për të gjetur objektivin për të ardhmen, formën e ka se ka të rinjtë. Duhet të ketë një objektiv dhe një qëllim. Akoma nuk po përballemi me grupin drejtues. Ajo përball drejtësinë, qëllimin dhe drejtësinë e një lëvizje. Protesta e studentëve me pa organizmin e vet hëngri protestën e vet. Nuk është e vërtetë se studentët ishin të paorganizuar. Kjo protestë nuk ka nxjerrë mësimi nga ajo protestë. Njerëzit drejtues duhet të shfaqen dhe të japin mesazhe reale. Protesta nuk është e të rinjve, por e të gjithë qytetarëve të Tiranës. Është një masë e madhe e shqiptarëve, që janë krejtësisht të pashpresë. Protesta do kishte rezultate më të larta nëse do kishte një formë më moderne të themi”, tha ai.
Gazetari shton se situata aktuale, ku mungojnë “kokat drejtuese” të protestës po i rrit kredencialet politike kryeministrit Edi Rama.
“Ramës po i rriten kredencat politike, sepse më shumë po qëndron në mbrojte dhe bën veprime se po tregon se është i larë me situatë dhe ky është problem shumë i madh për qytetarët”, shtoi ai.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta