Protestat e vazhdueshme në Iran, një tjetër sportist drejt ekzekutimit

13 Dhjetor 2022 | 16:00

Situata në Iran vijon të jetë aspak normale, ku trazirat nuk kanë të sosur.

Kjo ka bërë që të ketë një revolt të madhe qytetare ndaj pushtetarëve, madje ku kanë marrë pjesë dhe sportistë të shumtë. Në këtë pikë, reagimi i qeverisë në pushtet ka qenë i rreptë, ku tashmë ka dënuar me vdekje futbollistin iranian Amir Nasr-Azadani.

Lajmi është konfirmuar nga FIFPRO nëpërmjet një postimi të bërë në rrjetin social ‘Twitter’.

Lojtari u arrestua në protestat për mbrojtjen publike të lirive dhe të drejtave të grave në vendin e tij.

Kjo nuk është hera e parë që një dënim i tillë jepet në Iran, pasi Majid Reza Rahnavard, një mundës, u var pasi u dënua me vdekje në një gjyq të padrejtë. Ai u akuzua për vrasjen e dy anëtarëve të forcave të sigurisë, duke u bërë rasti i dytë i ekzekutimit publik.

Gjendja që vendi po kalon u pasqyrua dhe në kupën e botën, ku lojtarët e përfaqësueses së Iranit nuk kënduan himnin e tyre.

Protestat nisën pas vdekjes së Mahsa Aminit, e cila vdiq pas dhunës së ushtruar për keqpërdorimin e mbulesës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026