Protestat| Macron, takime me krerët e institucioneve, alarm jashtë Francës
Presidenti Emmanuel Macron bëri thirrje për rikthimin e rendit pas bisedimeve urgjente me zyrtarët më të lartë të Francës të zhvilluara natën e së dielës.
Më herët, gjyshja e 17-vjeçarit të vrarë nga policia kishte bërë thirrje për qetësi, passi trazirat po mbysnin Francën për natën e gjashtë rresht.
Politikanët francezë shprehën shqetësimin e tyre pasi banesa e një kryetari bashkie në periferi të Parisit u sulmua nga protestuesit.
Bashkëshortja dhe fëmijët e zyrtarit ndodheshin në shtëpi, ndërsa vetë kryebashkiaku ishte në zyrë për të koordinuar vënien nën kontroll të situatës.
Trazirat ngritën alarmin edhe jashtë Francës. Në një intervistë televizive, kancelari Olaf Scholz shprehu shqetësimin pasi presidenti Macron shtyu vizitën në Berlin për shkak të dhunës.
“Me Francën jemi miq të mirë. Jemi së bashku kur bëhet fjalë për t’u siguruar që BE, aq i rëndësishëm për të ardhmen tonë, të funksionojë mirë. Për këtë arsye ne po i ndjekim zhvillimet me shqetësim dhe unë shpresoj shumë dhe besoj se presidenti francez do të gjejë një mënyrë që situata të përmirësohet së shpejti”, deklaroi Scholz.
Ndërkohë, 45 mijë policë u vendosën sërish në rrugët e qyteteve të mëdha. Presidenti Macron ka zhvilluar të hënën takime me krerët e Parlamentit dhe mbi 220 kryetarë bashkish nga qytetet dhe rrethinat që janë prekur nga kryengritjet.
Nuk mjafton lufta në Iran: “Super El Niño” mund të shkaktojë rritje të çmimeve të ushqimeve deri në vitin 2028
Nga Trump, tek Meloni: Në Iran publikohet “lista e hakmarrjes”
Ukraina “tmerron” Rusinë, goditen rëndë 14 anije të Putinit në detin Azov
- 22:02 Aliaj nga “Review”: Ka turistë që vinë me bukë me vete si në kohën e Enverit kur iknim për punë
- 21:34 Nuk mjafton lufta në Iran: “Super El Niño” mund të shkaktojë rritje të çmimeve të ushqimeve deri në vitin 2028
- 20:57 Studiuesi Tare: Rama ka bërë për Kurveleshin atë që asnjë qeveri s’e bëri në 100 vjet! Duhet të punohet për turizmin kapilar
- 20:46 Nga Trump, tek Meloni: Në Iran publikohet “lista e hakmarrjes”
- 20:23 21-vjeçari shqiptar në Itali akuzohet për abuzim ndaj turistes gjermane: Më dehu dhe përfitoi
- 20:10 Vijon dita e 43 e protestës qytetare në Tiranë