Protestat në Iran hyjnë në javën e katërt
Presidenti iranian, Ebrahim Raisi, ka thënë të shtunën se studentët e shtetit nuk do të lejojnë “që ëndrrat e rreme të armikut të bëhen realitet”.
Ai i ka bërë këto deklarata teksa protestat në Iran – pas vdekjes së 22-vjeçares Mahsa Amini – kanë hyrë në javën e katërt, shkruan Radio Evropa e Lirë.
Amini vdiq më 16 shtator, pas arrestimit nga policia për moral, në Teheren, me akuzën se nuk e ka vendosur si duhet hixhabin.
Përplasjet mes policisë dhe protestuesve kanë rezultuar me disa persona të vdekur.
“Armiku ka besuar se mund të përmbushë dëshirat e veta nëpër universitete, duke mos e ditur se studentët dhe profesorët tanë janë të vetëdijshëm për situatën dhe nuk do të lejojnë që të realizohen ëndrrat e rreme të armikut”, ka thënë Raisi, sipas një deklarate të lëshuar nga Presidenca iraniane.
Raisi i ka bërë këto deklarata pas pjesëmarrjes në një ceremoni për nisjen e vitit të ri akademik në universitetin Al-Zahra në Teheren.
Ky universitet është vetëm për gratë dhe është themeluar më 1964.
Akademikët “me siguri që do të mposhtin armikun në fushën e shkencës, si dhe në fushat tjera”, ka thënë ai.
Ditë më parë, agjencia e lajmeve, Fars ka raportuar se studentet e Universitetit Al-Zahra janë mbledhur si shenjë proteste për të mbështetur Aminin.
LEXONI GJITHASHTU:
4 të plagosur në sulmin amerikan në jugperëndim të Iranit
Jared Kushner i bashkohet takimit të donatorëve të BE-së për Gazën, çfarë përmban paketa 900 milionë euro
Dy tërmete të forta godasin Meksikën, sa ishte magnituda
- 09:28 Vala e të nxehtit ekstrem godet Italinë dhe Evropën, temperaturat pritet të arrijnë deri në 45°C
- 09:26 Ndizet një vatër zjarri në lagjen “15 Tetori” të Vlorës, rrezikohen banesat pranë (VIDEO)
- 09:02 U përjashtua nga Kupa e Botës, ndërron jetë arbitri holandez i akuzuar për abuzim seksual
- 09:01 4 të plagosur në sulmin amerikan në jugperëndim të Iranit
- 08:38 Jared Kushner i bashkohet takimit të donatorëve të BE-së për Gazën, çfarë përmban paketa 900 milionë euro
- 08:30 Dy tërmete të forta godasin Meksikën, sa ishte magnituda