Protestë antiqeveritare në Pragë, kërkohet dorëheqja e kryeministrit

24 Mars 2024 | 08:48

Disa mijëra njerëz u mblodhën pasditen e sotme në sheshin Wenceslas në Pragë për protesta antiqeveritare të organizuara nga partia joparlamentare PRO dhe shoqata “Republika Çeke kundër varfërisë”.

Organizatori kryesor i demonstratës, avokati dhe themeluesi i partisë PRO, Jindrich Reichl, bëri thirrje për dorëheqje të qeverisë së kryeministrit Petar Fijala, të cilën e cilësoi si antisociale dhe antiçeke, transmeton “International Radio Prague”.

Ai kritikoi miratimin e monedhës së përbashkët evropiane, politikën klimatike të Bashkimit Evropian dhe ndalimin e planifikuar të motorëve me djegie të brendshme.

Në tubim folën deputetja Jana Zvirtek Haplova dhe nënkryetari i Partisë Socialdemokrate Michal Hašek, të cilët përshëndetën demonstruesit në emër të ish-kreut të shtetit, Millosh Zeman.

Siç kujton Radioja Çeke, vitin e kaluar janë mbajtur tre tubime proteste, të cilat janë organizuar nga partia PRO.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026

Meloni merr goditje tjetër pas referendumit, rrëzohet propozimi i saj për Reformën Zgjedhore

Giorgia Meloni e përshkroi humbjen e ngushtë në dhomën e deputetëve si një “mundësi të humbur për italianët”. Qeveria e koalicionit italiane e drejtuar nga...
17:11 | 15/07/2026

Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë

Kremlini hodhi poshtë të mërkurën akuzat e Lituanisë se Moska po planifikon sulme ndaj infrastrukturës së vendit. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov i ka cilësuar...
14:41 | 15/07/2026