Lokalet mbyllur për protestë, Rama thekson se muzika do vijojë të ndalohet në mbrëmje

19 Korrik 2021 | 12:01

Dhjetëra sipërmarrës lokalesh në Vlorë mbyllën sot bizneset në shenjë proteste kundër kufizimeve të aktivitetit për shkak të pandemisë. Kryeministri Edi Rama reagoi duke theksuar se plani i qeverisë nuk do të ndryshojë dhe se kufizimi i muzikës do të shtyhet vetëm me një orë pas datës 20 korrik.

Ditën e sotme pronarët e lokaleve në “Lungomare” mbyllën bizneset në shenjë proteste kundër masave kufizuese – caktuar nga qeveria në konsultim me Komitetin Teknik të Ekspertëve – që ndalon muzikën pas orës 22:00 dhe aktivitetin pas orës 00:00. Protesta e tyre u mbështet edhe nga sipërmarrës në Lezhë.

Përmes një postimi në Twitter, Rama shkroi se nuk do të ketë ndryshime nga plani i njoftuar në fillim të sezonit turistik:

“Siç është lajmëruar, nga data 20 korrik muzika do të ndalet në 23:00, në çdo zonë turistike të banuar dhe kush do të kërcejë e të këndojë tërë natën po të dojë, le të organizohet në natyrë, në pika ku nuk shqetëson njeri – si në tërë botën e civilizuar turistike.”

Mbyllja e lokaleve në Vlorë nisi si rrjedhojë e përplasjeve që u shënuan mbrëmjen e së dielës me policinë. 

“Sot kemi marrë vendim të kemi mbyllje totale 24 orë […] pothuajse të gjithë janë mbyllur përveç disave që kanë administratorë nga Tirana […] vjet në këtë kohë COVID-19 ishte më i theksuar dhe ne ishim më të lirë, dhe nuk ishim kaq të provokuar,” – tha për mediat Ervin Sota, kryetar i Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve.

“Muzika nuk sjell COVID, as orari nuk sjell COVID” – theksoi më tej Sota.

Përplasjet me policinë nisën pasi lokaleve iu kërkua të mbyllej muzika, mirëpo në shenjë proteste disa prej tyre vendosën himnin kombëtar në mbyllje të aktivitetit. Për këtë policia ka gjobitur administratorët e një lokali me 1 milion lekë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026