Protestë përpara Kryeministrisë për rritjen e çmimeve
Qytetarët janë mbledhur sot përpara Kryeministrisë, për të protestuar për rritjen e çmimeve të bukës, kafes, energjisë elektrike dhe karburantit.
Protesta ka qenë qytetare, pa incidente. Disa fektiveve të policisë së shtetit kanë formuar një kordon përpara kryeministrisë.
Gjatë protestës kanë mbajtur fjalën disa qytetarë dhe personalitete, ku kanë ftuar popullin që të këmbëngulë për të drejtat demokratike, duke ngritur zërin përmes protestave.
Ndër ndër personat që mbajtën fjalë ishte Pano Soko, i cili akuzoi qeveritarët se e mbajnë popullin të varfër për t’i pasur nën kontroll, ndërsa vetë pasurohen çdo ditë e më shumë.
”Ata (politikanët) nuk e dinë, nuk kanë shkuar ndonjëherë në dyqan për të parë çmimet. E gjitha bëhet për t’i mbajtur njerëzit e varfër sepse kështu i kontrollojnë. Prandaj duhet të bëhemi bashkë përballë saj”, u shpreh Pano Soko.
Avokati Adriatik Lapaj tha gjatë protestës se populli duhet t’i thotë “Jo” rritjes së çmimeve. Avokati tha gjithashtu se nga Shqipëria “po ikën brezi i tretë i emigrantëve, që një pakicë të pasurohet”.
“Hallet tona mund të zgjidhen vetëm duke bërë barrikadë, duke i thënë jo rritjes së çmimit të energjisë elektrike”, u shpreh z. Lapaj.
Protesta e sotme ka qenë e paralajmëruar, ndërsa edhe opozita bëri thirrje për t’iu bashkuar kësaj proteste.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara nga ana tjetër ka bërë thirrje për të treguar kujdes dhe për të shmangur grumbullimet.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta