Protestojnë infermierët në Kosovë, kërkojnë rinovim të kontratave
Infermierët në Kosovë kanë protestuar para godinës së qeverisë për ndërprerjen e kontratave të punës.
Ata kërkojnë rinovim të kontratave, ose të kundërtën paralajmërojnë ikje jashtë vendit, pasi shprehen se ndodhen në vështirësi ekonomike.
“Ne kemi dalë në protestë për arsye se na janë ndërprerë kontratat më 15 qershor dhe kërkojmë të merret vendimi që këto kontrata të kthehen të rregullta sepse shëndetësia ka nevojë për ne dhe më së shumti këtë mungesën tonë po e vuan pacienti. Atëherë e kishim lutur kryeministrin që këto kontrata të na vazhdohen dhe të bëhen të rregullta mos të na i hapin rrugët drejt perëndimit”, u shpreh Arbenita Gashi, infermiere.
Bekim Ahmeti, inspektor sanitar tha se ka ngelur papunë dhe ka nevojë për të ardhura financiare.
“Sot jemi në një protestë bashkë me infermierë dhe stafin mbështetës dhe përfaqësojmë mbi 1 mijë e 200 punëtorët të cilët kemi mbetur pa kontrata prej datës 1 qershor. Situata është e vështirë dihet dhe gjendja ekonomike si është në Kosovës edhe mund t’i shihni të gjithë janë të rinj në fillim të jetë së tyre të krijimit të familjeve, të karrierës të gjitha janë me shkollim adekuat dhe tashmë po mbesin rrugëve me gjithë këtë përvojë që kemi krijuar”, tha Ahmeti.
Mbi 1 mijë e 200 profesionistë shëndetësorë, Ministria e Shëndetësisë i kishte angazhuar në menaxhim të pandemisë përfshirë edhe procesin e vaksinimit.
Por, punonjësve, të cilëve gjatë këtij muaji iu kanë skaduar kontratat e punës, nuk iu është rinovuar.
LEXONI GJITHASHTU:
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta