Protestuesi i vë flakën vetes jashtë selisë së OKB-së në Nju Jork

3 Korrik 2026 | 09:14

Një burrë i vuri flakën vetes mbrëmjen e djeshme pranë selisë së OKB-së në Nju Jork, në një akt proteste që dyshohet se lidhet me çështjen e Tibetit.

Ngjarja ndodhi rreth orës 19:00 sipas kohës lokale, pranë kryqëzimit të East 43rd Street me First Avenue. Sipas pamjeve të publikuara në rrjetet sociale dhe mediave lokale, burri vendosi fillimisht në trotuar një flamur të lidhur me qeverinë tibetiane në mërgim dhe më pas i vuri flakën vetes.

Pamjet nga kamerat e sigurisë së OKB-së tregojnë momentin kur ai vendos flamurin përpara se të kryente aktin. Ai u transportua me urgjencë në Spitalin Bellevue, ku ndodhet në gjendje kritike.

Sipas autoriteteve, në vendngjarje u gjetën dokumente me mbishkrimin “Kina jashtë Tibetit”. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e incidentit, ndërsa flamuri mbeti në vend për rreth një orë pas ngjarjes.

Tibeti u mor nën kontroll nga Kina në vitin 1951, një veprim që Pekini e përshkruan si “çlirim paqësor”. Flamuri i përdorur në protestë lidhet me kryengritjen e dështuar tibetiane të vitit 1959, pas së cilës u krijuan parlamenti tibetian dhe qeveria në mërgim në Indinë veriore.

Kina nuk e njeh këtë administratë dhe këmbëngul se Tibeti ka qenë pjesë e saj që nga shekulli i 13-të. Nga ana tjetër, Dalai Lama ka deklaruar se Tibeti ishte një shtet i pavarur në kohën kur Ushtria Çlirimtare Popullore Kineze hyri në rajon.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Identifikohet autori i sulmit me bombë në Monako, ku u plagos oligarku ukrainas. Lëshohet urdhër-arrest ndërkombëtar

Një i dyshuar është identifikuar në hetimin për një bombë të vendosur në një pako, e cila plagosi rëndë një multimilioner me origjinë ukrainase, ndaj...
09:12 | 03/07/2026

Hegseth për praninë ushtarake në Evropë: Kemi një plan për shkurtime të trupave amerikanë

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, përgatiti një plan për reduktime shtesë të niveleve të trupave amerikane në Evropë përpara se propozimi të lihej pas...
09:09 | 03/07/2026

Trump: Është qesharake që SHBA-të të vazhdojnë marrëdhënien e tyre “të njëanshme” me NATO-n

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi të enjten se është “qesharake” që Shtetet e Bashkuara të vazhdojnë marrëdhënien e tyre “të njëanshme” me...
09:04 | 03/07/2026