Protokolli anti-covid, gjobiten 17 biznese për mos respektim të rregullave
Vetëm gjatë ditës së shtunë, Inspektorati Shtetëror Shëndetësor nga kontrolli i 985 bizneseve në të gjithë vendin, ka gjobitur 17 prej tyre për mos respektim të protokollit kundër COVID-19.
Inspektimet në terren nga ISHSH kanë vërejtur se disa subjekte nuk kanë marrë masat mbrojtëse për respektimin e distancimit fizik dhe protokollet e miratuara nga Ministria e Shëndetësisë.
Sipas ISHSH kontrollet do të vijojnë çdo ditë dhe për këtë arsye Ministria e Shëndetësisë u bën apel jo vetëm bizneseve por edhe qytetarëve që të respektojnë rregullat.
“Parandaloni përhapjen e COVID-19 duke respektuar rregullat: Ruani distancën nga njëri tjetri, mbani maska në ambientet e mbyllura ku nuk është e mundur të ruhet distanca, ruani higjienën personale, bizneset dhe institucionet të zbatojnë protokollet e sigurisë dhe mbroni veten dhe të tjetër në mënyrë që të kufizojmë sa më shumë që të jetë e mundur përhapjen e COVID19”, bën apel Ministria e Shëndetësisë.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta