PS dhe PD çelin sot fushatën, policia masa për të shmangur incidente mes simpatizantëve
Dy partitë politike, kryesore në vend nisin sot zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e 25 prillit. Partia Demokratike organizon ceremoninë hapëse në sheshin “Nënë Tereza” në orën 17:00, ndërsa Partia Socialiste një orë më pas çel siparin e fushatës në sheshin “Skënderbe”.
Nisur nga fakti se dy aktivitetet organizohen thuajse në të njëjtin orar dhe në një distancë të afërt, Policia e Shtetit ka marrë masa për të shmangur ndonjë përplasje të mundshme mes mbështetësve.
Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati raporton se policia i druhet ndonjë incidenti të mundshëm pasi deri tani ka pasur disa të tilla, ku rasti më flagrant ishte ai që ndodhi në Elbasan, ndaj ka marrë masa sigurie.
“Nisur nga këto zhvillime, Policia e Tiranës ka hartuar plan masash. Efektivët do të qëndrojnë larg dy mitingjeve por do të jenë të gatshëm për të parandaluar ndonjë përplasje të mundshme”, tha gazetari.
PD ka zgjedhur të grumbullojë mbështetësit e saj duke parkuar automjetet në sheshin “Nënë Tereza”, kurse nga ana tjetër PS ka vendosur karrige me nga 9 copë për çdo resht në distancë me njëra-tjetrën.
Duket se dy forcat politike kanë gjetur këtë mënyrë organizimi për të shmangur gjobitjen për shkeljen e masave anti-COVID.
Në mbledhjen e fundit të Komitetit Teknik të Ekspertëve, u përcaktua se kufizimi për të ndaluar grumbullimin e jo më shumë se 10 personave do të vazhdojë të jetë në fuqi dhe për të paktën dy javë (7 prill).
Akti Normativ thotë se subjektet apo individët që organizojnë zhvillimin e aktiviteteve publike dhe jopublike, si aktivitete sportive, kulturore dhe konferenca, apo grumbullimet masive në vende të mbyllura apo të hapura, si koncerte, tubime dhe dëgjesa publike, dënohen me gjobë në masën 5 000 000 (pesë milionë) lekë për organizatorët dhe ndalimin e aktivitetit.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta