PS miraton e vetme ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ulet pragu dhe ndryshon formula e listave
Me 11 vota pro dhe opozitën që bojkotoi, Komisioni Parlamentar i Ligjeve ka miratuar nen për nen ndryshimet në Kodin Zgjedhor sipas propozimit të socialistëve, duke hedhur poshtë çdo amendament të opozitës parlamentare.
Që në fillim përfaqësuesit e opozitës kërkuan kohë të njiheshin me propozimet e Gjiknurit, të cilat nuk u ishin dërguar paraprakisht me e-mail.
“Ku e keni propozimi nuk ka ardhur në e-mail. Pyeta edhe kolegët dhe më thanë që nuk ka ardhur. Nëse keni bërë propozim dërgoni draftin”, tha znj. Hajdari.
Pas kësaj kërkese ata vendosën të bojkotojnë mbledhjen e komisionit dhe u larguan.
Ndërkaq, mazhoranca është tërhequr nga propozimi i saj fillestar për hapjen e listave dhe pragun elektoral. Në propozimin e ri të sjellë në tryezën e komisionit të ligjeve propozohet pragu 1% dhe jo 3% siç ishte më herët, si dhe ndryshon formula e hapjes së listave.
“Të gjithë kandidatët rirenditen, por që të marrësh mandatin duhet të kesh kaluar pragun. Kjo sjell njëlloj revolucioni për nga përfaqësimi pasi të gjithë kandidatët do të ndjejnë njëlloj shtyse për t’u përfaqësuar sa më mirë”, tha z. Gjiknuri.
Por, në ndryshim nga hapja e listave, mazhoranca nuk u tërhoq nga kërkesa e saj për ndryshimin e formulës së koalicioneve, çështje për të cilën Partia Demokratike kërkon që ti drejtohen ODIHR-it.
Këto ndryshime u kundërshtuan nga deputeti Myslim Murrizi i cili u rikthye sërish në mbledhje.
“Ky është një nen antikushtetuese. Nëse do t’i qëndroni miratimit të njëanshëm do ta dërgojmë në Gjykatë Kushtetuese”, tha z. Murrizi.
Ndryshimet e miratuara sot nga Komisioni i ligjeve pritet të miratohen në seancën e së hënës ndërsa një pjesë e opozitës parlamentare ka deklaruar votën kundër tyre.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta