PS-PD ‘ujdi’ për mbajtjen e zgjedhjeve lokale? Ervin Bushati përgjigjet në Euronews Albania
Kryetari i Partisë Socialiste në Tiranë, Ervin Bushati komentoi në “Ilva Now” ofertën që selia rozë i ka bërë opozitës për të bashkëpunuar pas 25 prillit.
Ai theksoi se kjo është një ftesë e sinqertë, përmes së cilës synohet të jepet kontributi nga të gjithë aktorët politikë, me qëllimin kryesor, zhvillimin e mëtejshëm të ekonomisë shqiptare.
Pyetur nga gazetari Mentor Kikia nëse po përgatitet një “ujdi” mes dy palëve [PS-PD] për mbajtjen sa më parë të zgjedhjeve lokale, z. Bushati tha se kjo çështje i takon Gjykatës Kushtetuese.
“Unë nuk dua të hyj tek pjesa e taktike pse është bërë në fushatë, por po merremi me strategjinë të asaj që ka thënë kreu i PS. Ne e pamë që ky ishte një mandat i vështirë kur PD nuk bashkëpunon dhe nuk bën detyrën e saj. Ajo që është ofertë e sinqertë. Nga pikëpamje e ofertës është ofertë e sinqertë. Ne duam të shohim keq opozitën, por të shohim mirë Shqipërinë, nëse ka një vendim të Gjykatës Kushtetues dhe që është sot funksionale, do ndiqet vendimi që do të marrë Kushtetuesja”, tha Bushati.
Ai u shpreh në studion e “Ilva Now” se Partia Socialiste nuk lëshon terren thjesht për faktin, që të ndihet mirë Partia Demokratike.
“Presidenti aktual nuk dekreton datë zgjedhjesh për qytetet që kanë ngelur pa kryetar bashkie. Po jo nevojshmërisht që të ndihet mirë opozita, sepse kështu duket se ne po lëshojmë që ajo të ndihet mirë”, theksoi ai.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 22:32 Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
- 22:28 Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
- 22:25 “5 kërkesat nuk mjaftojnë për Shqipërinë e Re”, Manjani: Nuk është zgjidhje, jep dorëheqjen ti të vij unë
- 22:12 “PD të mos flasë në emër të protestës”, Malaj: Partitë politike janë të fundit që duhet të flasin
- 21:58 Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
- 21:57 Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit