“Pse Alternativa s’u bë parti”, Prifti: E nisa me duar në xhepa, s’kishte buxhet
Pedagogu Rezart Prifti ishte këtë të martë i ftuar në Euronews Albania ku ka treguar se përse nuk arriti ta bënte Alternativën një parti politike që do të funksiononte. Ai tha se ai e nisi Alternativën pa pasur financime, ndërsa regjistrimi i një partie të re është e pamundur nëse nuk do qeveria.
Prifti tha se filozofia e tij për Alternativën ishte që të bashkoheshin të gjitha partitë e reja në një kundër regjimit politik të vjetër, e të njëjtën gjë shprehet se e ka dëgjuar ditën e djeshme në hapjen e lëvizjes “Shqipëria Bëhet”.
“Shumë prej intelektualëve nuk e kishin kutin e madh për të marrë pjesë në këtë, sepse ajo ishte e pa financuar. Unë e nisa me duar në xhepa, pavarësisht se këtu në Shqipëri bëhet derri dajë e burri me barë, më thoshin që merrja lekë nga njëri e nga tjetri. Te pjesa më vonë fare ishte pjesa praktike, përpos filozofisë edhe për të regjistruar një parti është praktikisht e pamundur po të mos dojë qeveriu. Ta them këtë me 100 firma. Se ti shkon për ta regjistruar ai të thotë nuk ke 10 fotokopje të ID-së të 800 personave. Është si puna e pedagogut po të dua unë e kaloj studentin”-tha pedagogu Rezart Prifti.
LEXONI GJITHASHTU:
- Letonia do të mbyllë një nga dy pikat kufitare me Bjellorusinë
- Aktivistët protestojnë në New York: Mjaft me investime në karburantet fosile
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 15:23 Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në
- 14:55 Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 14:46 Vritet në Britaninë e Madhe 28-vjeçari shqiptar, policia kërkon dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes (EMRI)
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve