Pse Basha nuk flet për hetimin e Metës? Erla Mëhilli: Çfarë më shqetëson tek Partia Demokratike
Mazhoranca ka ngritur një Komision Hetimor Parlamentar për të hetuar presidentin e Republikës, Ilir Metën me pretendimin se ky i fundit me aktivitetin e tij ka shkelur Kushtetutën.
Kjo ishte njëra prej çështjeve, e cila u diskutuan në emisionin “Ilva Now” në Euronews Albania.
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ngritjen e komisionit për të shkarkuar Metën e kategorizon si “lojë politike” të mazhorancës qeverisëse, ndërsa thotë se ky objektiv i saj nuk do mund të realizohet.
“Asgjë nuk do të ndodhë, është lojë, është teatër. Hajde ta shtyjmë “tërhiqe mos e këput”. Procesi është politik, sa më gjatë të rrijë Ilir Meta aty….i shërben Ramës”, tha ai.
Por, në këtë proces ajo që e shqetëson më tepër eksperten e komunikimit Erla Mëhilli lidhet me qëndrimi e Partisë Demokartike.
Ajo theksoi se ky subjekt politik nuk ka mbajtur asnjë qëndrim publik mbi këtë proces dhe kjo qasje për Mëhillin e dëmton rëndë PD-në.
“Ajo që unë e shoh është se mbetet i paqartë pozicioni i PD dhe Lulzim Bashës për shkarkimin e z. Meta. Nuk e kam dëgjuar [PD] të thotë asgjë në lidhje me këtë. Kjo është çështje e rëndësishme, që po ngrihet një komisioni për të hetuar presidentin e republikës. Kjo tregon se PD nuk ka as orientim dhe as strategji që nuk flet për këtë çështje. Ajo duhet ta mbajë një qëndrim padiskutim, sepse njerëzit mendojnë se ka një marrëveshje mes të dyve[PS-PD]”, tha ajo.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 22:32 Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
- 22:28 Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
- 22:25 “5 kërkesat nuk mjaftojnë për Shqipërinë e Re”, Manjani: Nuk është zgjidhje, jep dorëheqjen ti të vij unë
- 22:12 “PD të mos flasë në emër të protestës”, Malaj: Partitë politike janë të fundit që duhet të flasin
- 21:58 Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
- 21:57 Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit