Pse e humbi PD Kavajën? Grida Duma zbulon ‘truket’ e përdorura nga pushteti për të marrë bastionin e djathtë
6 Maj 2021 |
21:33
Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike Grida Duma tha në një intervistë për gazetaren Ilva Tare se PD ka fituar në Kavajën si qytet dhe ka humbur në njësitë administrative me një diferencë shumë të vogël votash dhe kjo sipas saj vetëm falë trukeve të përdorura nga partia në pushtet.
Sipas znj. Duma, gjëja e parë që influencon është pushteti lokal dhe kontratat e përkohshme të punë që e bënë bashkinë dyfish.
“Nuk jemi kundër faktit që njerëzit e dëmtuar nga tërmeti morën dëmshpërblimin që u takon, problemi është se u manipulua vullneti i njerëzve me lekët e tërmetit.
Ndihma ekonomike dhe kontratat e përkohshme të punës u përdorën masivisht nga PS për të fituar zgjedhjet”, tha znj. Duma.
Lajme të Sugjeruara
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
- 22:32 Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
- 22:28 Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
- 22:25 “5 kërkesat nuk mjaftojnë për Shqipërinë e Re”, Manjani: Nuk është zgjidhje, jep dorëheqjen ti të vij unë
- 22:12 “PD të mos flasë në emër të protestës”, Malaj: Partitë politike janë të fundit që duhet të flasin
- 21:58 Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
- 21:57 Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit