Pse Elon Musk solli një lavaman në selinë e Twitter? 

27 Tetor 2022 | 11:50

Në vetëm pak ditë, Elon Musk duhet të mbyllë marrëveshjen e tij prej 44 miliardë dollarësh për të blerë rrjetin social Twitter.

CEO i kompanive Tesla dhe SpaceX, vizitoi të mërkurën selinë e kompanisë në San Francisko, pas së cilës ai postoi një video në profilin e tij në Twitter, ku e tregonte atë duke sjellë një lavaman në ndërtesë me një buzëqeshje të madhe.

Në përshkrim thuhej “let that sink in”; që nëse e përkthejmë fjalë për fjalë, do të thotë “le të hyjë lavamani”, ndërsa nëse marrim kuptimin e shprehjes, e përkthejmë “le të zhytet”.

Kështu miliarderi luajti me fjalët e tij dhe solli lavamanin në zyrë.

Të hënën, Musk thuhet se u tha bankierëve që po financojnë pjesërisht blerjen, se marrëveshja me Twitter do të përfundonte deri të premten.

Musk bëri ofertën e tij fillestare për të blerë Twitter në prill, por u tërhoq nga ajo në korrik, duke pretenduar se Twitter shkeli marrëveshjen origjinale.

Twitter nga ana e tij paditi Musk, duke e akuzuar atë për përdorimin e robotëve si një mashtrim për të hequr dorë nga shkarkimi. Aksionarët e Twitter votuan në fillim të këtij muaji në favor të marrëveshjes origjinale të Musk.

Padia është duke vazhduar në shtetin amerikan të Delaware, ku gjyqtarja e Gjykatës Ekonomike Kathleen Mccormick u dha palëve kohë deri në orën 17:00 të së premtes për të mbyllur marrëveshjen, ose ndryshe do të përballen me një gjyq në nëntor për të vendosur rezultatin.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Italia drejt energjisë bërthamore, Dhoma e Deputetëve miraton ligjin, reaktorët e parë gati në vitet 2034-2035

Italia ka hedhur një hap të rëndësishëm drejt rikthimit të energjisë bërthamore. Dhoma e Deputetëve miratoi ligjin kuadër që i hap rrugën qeverisë të hartojë...
22:39 | 04/06/2026

Zelensky: Ju nuk do ta keni Donetskun, dhe ne do të jemi të pavarur

Zelensky përsëriti se Rusia nuk do ta pushtojë Donetskun dhe Ukraina do ta ruajë pavarësinë e saj “Ju i shtyni rregullisht, çdo disa muaj, afatet...
22:37 | 04/06/2026

Putin: Një armëpushim nuk është i nevojshëm për negociatat e paqes

Një armëpushim nuk është i nevojshëm për të filluar negociatat për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë, tha presidenti rus Vladimir Putin. “Nuk ka nevojë...
22:36 | 04/06/2026