Pse u zemëruan hebrenjtë me korrigjimin e fjalorit Duden
Një korrigjim i fjalës “hebre” në fjalorin gjerman Duden zgjoi zemërim në komunitetin hebre të vendit.
Fjalori Duden kishte shkruar se “herë pas here, termi hebre perceptohet si diskriminues për shkak të kujtimit të përdorimit të gjuhës nacionalsocialiste”.
“Në këto raste, zakonisht zgjidhen formulime të tilla si populli hebre, bashkëqytetarët hebrenj ose njerëzit e besimit hebre,” – shkruhej në fjalor.
Kjo solli një protestë nga grupe hebrenjsh të cilët theksuan se identifikimi si hebre nuk është diskriminues.
Kreu i Këshillit Qendror të Hebrenjve në Gjermani, Joseph Schuster, tha javën e kaluar se për të fjala “hebre” nuk është as sharje dhe as diskriminuese.
“A është mirë të thuash hebre? Po”, tha Daniel Botmann, drejtori ekzekutiv i Këshillit Qendror të Hebrenjve.
“Ju lutemi mos thoni ‘bashkëqytetarë hebrenj’ ose ‘njerëz të besimit hebre’”, shtoi ai në Twitter.
Darf man Jude sagen?
Ja!
Bitte keine „jüdischen Mitbürger“ oder „Menschen jüdischen Glaubens“.
Einfach nur JUDEN.
Danke!#Servicetweet https://t.co/Hyc5kwuirJ
— Daniel Botmann (@DanielBotmann) February 6, 2022
Botuesi i Duden reagoi ndaj kritikave dhe përditësoi përsëri përkufizimin e tij të hënën për të pasqyruar kontributin e komunitetit hebre.
Çështja pasqyron ndjeshmërinë e vazhdueshme në Gjermani mbi antisemitizmin, më shumë se 75 vjet pas Holokaustit.
Më shumë se 6 milionë hebrenj evropianë u vranë nga Gjermania naziste gjatë Rajhut të Tretë.
Komuniteti hebre dikur i lulëzuar i vendit u reduktua nga rreth 600 mijë në vetëm 15 mijë para se rreth 200 mijë hebrenj të emigronin në Gjermani pas shpërbërjes së ish-Bashkimit Sovjetik.
LEXONI GJITHASHTU:
Ra në ujë, burri i ministres italiane Eugenia Roccella zhduket në një liqen pranë Romës
Mijëra hungarezë i bashkohen marshimit të parë të Krenarisë në Budapest që nga humbja e Orbanit
Eksperti: Vuçiç për disa javë do japë dorëheqjen si president
- 22:53 Ministri izraelit i Financave: Ushtria po thellon shkatërrimin e infrastrukturës në Liban
- 22:39 Rama poston videon nga Banjat e Bënjës: U tentua të krijohej një vatër e re nxitjeje, fitoi e vërteta
- 22:27 Eurodeputetja në Tiranë tha se Evropa është në Shqipëri, deputetja Ekonomi: Po, se ne jemi duke punuar për të hyrë në BE
- 22:18 Trump: Do të emëroj Lance Schroyer si drejtor të ICE, Senati duhet ta konfirmojë menjëherë
- 22:02 Ministri Ben-Gvir kritikon marrëveshjen Izrael-Liban: Një gabim i madh
- 21:45 Përfundojnë fjalimet përpara Kryeministrisë, me pankarta dhe flamuj në duar qytetarët nisin marshimin në kryeqytet