Pse nuk po regjistrohen shqiptarët? INSTAT shtyn sërish procesin
Shqipëria dështoi për të tretin vit me radhë që të realizojë regjistrimin e popullsisë. Procesi i parashikuar për në 2020 u shty për shkak të pandemisë dhe pritej që të niste në tetor të këtij viti.
Megjithatë, regjistrimi u shty edhe këtë here dhe arsyeja zyrtare që jepet nga INSTAT është teknike, dështimi i tenderit të pajisjeve logjistike.
Tenderi i hapur më 17 mars të këtij viti me vlerën 233 milionë lek për blerjen e 8080 tabletëve që do të shërbenin për regjistrimin u anulua në korrik. Vendimi i anulimit nga Komisioni i Prokurimit Publik lidhet me teknikalitetet e ofertës që u shpall fituese.
Pengesat në realizimin kanë qenë të brendshme dhe të jashtme. Të brendshmet janë burokratike dhe politike, që lidhet me numrin e zgjedhësve.
Të jashtmet kanë mbërritur nga Brukseli, ku Greqia ka ushtruar presion përmes eurodeputetëve në Parlamentin Europian që regjistrimi në Shqipëri të kryhej sipas disa kushteve të vendosura prej saj.
Athina është e interesuar për regjistrimin e minoritetit. Kushtet e vendosura janë mosaplikimi i gjobave dhe penaliteteve për ata që deklarojnë një kombësi tjetër nga ajo që rezulton në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile. Një gjobë prej 1 mijë eurosh u aplikua në censin e 2011-s, me synim shmangien e rasteve kur mund të deklarohej një tjetër kombësi për përfitime financiare.
Aktualisht përllogaritet se popullsia e Shqipërisë është rreth 2.8 milionë banorë. Numri i rezidentëve, pra atyre që në 12 muajt e fundit kanë jetuar brenda vendit mund të jetë edhe më i ulët.
Të dhënat janë kontradiktore me listën e zgjedhësve që bazohet në censin e vitit 2011 dhe që është gati 3.6 milionë. Diferenca mes numrit të popullsisë në vend dhe asaj në listën e votimit shpjegohet me emigracionin.
Shqipëria dhe Bosnja janë të vetmet vende në rajon që kanë një numër votuesish më të lartë se numri i banorëve. Kosova në zgjedhjet e vitit të kaluar kishte 1.8 milionë votues dhe 1.9 milionë banorë. Në Maqedoninë e Veriut, votuesit në zgjedhjet e fundit ishin po 1.8 milionë nga dhe 2 milionë banorë.
Serbia ka 6.5 milionë votues dhe popullsinë rreth 7 milionë banorë. Mali i Zi ka 540 mijë votues dhe popullsi prej 630 mijë banorë. Në Bosnje, numri i votuesve është 3.3 mln, ndërsa banorë janë 3.2 milionë.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta