Pse po ikin të rinjtë? Ekonomi dhe Tabaku japin arsyet në ”Rinvote” në Euronews Albania
Emigracioni i të rinjve ishte njëra nga temat në emisionin “Rinvote” rreth së cilës diskutuan dy kandidatet për deputete, Milva Ekonomi nga PS dhe Jorida Tabaku nga PD. Përballë dy të rinjve, Vilson Blloshmi dhe Lorenca Bejko që kërkuan llogari për këtë fenomen, përfaqësueset e dy kaheve kryesore politike në Shqipëri shpjeguan arsyet, që sipas tyre i shtyjnë të rinjtë të braktisin vendin.
Kandidatja e mazhorancës aktuale thotë se të rinjtë largohen për të marrë një edukim më të mirë në vendet evropiane, por dhe më gjerë. Sipas saj, të dhënat që jepen në media për largimin e të rinjve, shpeshherë nuk janë të sakta dhe nuk pasqyrojnë realitetin.
“Unë mendoj se të rinjtë në përgjithësi ikin për të marrë një edukim më të mirë në universitetet e Evropës dhe më gjerë. Kur ata kthehen, ata kthehen me eksperiencë dhe të bëhen motivues për ata që janë këtu në Shqipëri”, tha ajo.
Kandidatja e Partisë Demokratike thotë se të rinjtë ikin pasi nuk kanë shpresë dhe mundësi punësimi. Ajo shkon më tej, kur thotë se dija në Shqipëria jo vetëm që nuk mbështetet dhe promovohet, por taksohet në mënyrë të padrejtë.
“Emigracioni nuk është zgjedhje dhe as zgjedhje e të rinjve, ata iknin në mungesë të mundësive dhe shpresës këtu. 94% e atyre që ikin nga Shqipëria për t’u arsimuar nuk kthehen më. Dija këtu nuk mbështetet, taksohet dhe nuk ka modele meritokracie” tha kandidatja për deputete e Partisë Demokratike.
Ja zona e “dhunuar” në Tiranë/ Alba Kepi: PD do ta kishte qeverisur ndryshe bashkinë
Sa i ndihmon karta e studentit të rinjtë sot? Merkoçi: Janë mbi 200 shërbime
Nxehet debati për Kukësin: Ju ka kapur frika se do të humbisni, të humburit jeni ju
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta