Pse po vdesin kaq shumë mjekë nga COVID-19 në Serbi?
Vdekshmëria nga coronavirus në Serbi është relativisht e ulët, rreth 3.600, por shkalla e fataliteteve në radhët e bluzave të bardha është shumë më e lartë se në kombet e tjera.
Të dhënat nga Unioni i Doktorëve dhe Farmacistëve (UDP) ka zbuluar se 72 mjek kanë humbur jetën nga COVID-19 në Serbi, vend me një popullsi prej 7 milionë banorësh, krahasuar me 43 në Mbretërinë e Bashkuar e cila ka mbi 60 milionë banorë.
Kritikët kanë fajësuar gjendjen e sistemit shëndetësor, i cili vuan nga mungesa e financimeve që prej 2013. Në momentin që coronavirusi i ri trokiti në dyert e fundit, sektori i shëndetësisë ishte krejtësisht i papërgatitur.
Organizim jo i mirë, lodhja e personelit dhe mungesa e pajisjeve përkatëse kanë kontribuar në numrin e lartë të jetëve të humbura në mesin e bluzave të bardha, u shpreh presidenti i UDP Rade Panic për Euronews, i cili shtoi se shifrat mund të jenë edhe më të larta.
Panic shpjegon se në spitalet serbe ka dështuar ndarja midis reparteve të pacientëve me COVID-19 dhe atyre që vuajnë nga sëmundje të tjera, ndërsa stafi vuan nga një mungesë e theksuar pajisjesh mbrojtëse siç janë dorezat, maskat, etj.
Kur ekspertë të shëndetit janë përpjekur të përçojnë zërin në media, thotë ai, gazetarët janë sanksionuar, teksa përmend dhe rastin e një reporteri të arrestuar në prill të vitit të shkuar.
Sektori i shëndetësisë në Serbi ndodhet në vështirësi prej vitesh, me largime masive të mjekëve për shkak të pagave të ulëta.
Lexoni gjithashtu
- Vendet e BE zgjasin masat kufizuese, Italia në gjendje emergjence deri më 30 prill
- Mitsotakis thirrje BE që të krijohet një certifikatë vaksinimi anti-COVID
- COVID në Evropë, Gjermania zgjat izolimin; në Portugali rriten vdekjet
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta