Mungesa e financimit, shkak i dështimeve të Shqipërisë, thotë ish-presideti i Komitetit Olimpik

28 Korrik 2021 | 11:38

Shqipëria nuk ka sukses në Lojërat Olimpike sepse shteti nuk i mbështet sportistët, tha për Euronews Albania ish-presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar, Viron Bezhani.

Bezhani veçoi dy elementë që tregojnë se qeveria ka mungesë interesi ndaj sportit.

  • Tirana nuk ka një Qendër Olimpike ku mund të stërviten sportistet, gjë që i kufizon ata.
  • Ka probleme me ligjin e sponsorizmit, ku sipas tij shteti nuk i mbështet lojtarët mjaftueshëm financiarisht.

“Vendi ynë e ka sponsorizimin 4% mbi tatim fitimin, që është e turpshme”, u shpreh ai.

Për arritjet e sportistëve kosovarë në Lojërat Olipmike, Bezhani tha vijnë jo vetëm nga përpjekja e lojtarëve por edhe nga mbështetja që u ofron shteti i Kosovës.

Duke e krahasuar me Shqipërinë, ai tha se “Kosova e ka sponsorizimin 30% mbi tatim fitimin”.

Në kohën kur ka qenë president i Komitetit Olimpik Kombëtar, Viron Bezhani u shpreh se ka kërkuar nga qeveria që të  bëhen ndryshime në ligjin e sponsorizimit, të themelohet një qendër olimpike dhe të ndërtohen ambiente sportive, mirëpo nuk ka marrë mbështetje.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026