Pse studentët duhet të bashkohen në protestën e pedagogëve? Flet Ardian Isufi
Pedagogu Ardian Isufi tha në një intervistë për Euronews Albania se studentët duhet të bashkohen me protestën e pedagogëve.
Sipas tij nuk ka arsye pse të ndihen nën presion për të marrë pjesë, madje në protestën e së premtes ka pasur përfaqësues të studentëve, kryesisht senatorë të universiteteve.
“Unë mendoj që studentët shumë shpejt do jenë pjesë e kësaj proteste sepse ka të bëjë me cilësinë e mësimdhënies,” – u shpreh Isufi.
Pedagogu shtoi gjithashtu se rritja e pagave me 7% ishte një lëmoshë që qeveria u dha universiteteve. Ai u shpreh se kërkesa të tjera do të shtohen pas bojkotit të 17 tetorit.
Dy ditë para se të nisë viti akademik, pedagogët zhvilluan një protestë për rritjen e pagave.
Ata thonë se pagat e tyre janë më të ulëtat në rajon dhe se qeveria e ka shkurtuar buxhetin, edhe pse ka këtë nivel page.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta